Protestuesit të gëzuar, ua dhurojnë flamurin e UÇK-së policëve





 

Festa në shesh ka nisur menjëherë pas votimit të ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Protestuesit e gëzuar u kanë dhuruar flamuj të UÇK-së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që ishin të pranishëm në shesh.

Policët e kanë pranuar flamurin dhe më pas e kanë palosur atë.

Gjatë këtij momenti nuk kanë munguar as emocionet dhe lotët e protestuesve dhe policëve, të cilët me ditë të tëra qëndruan në shesh.

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo