Deputetët e Kuvendit ndodhen në sallë pak kohë para se të përfundojë afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, paralajmëroi se pritet nisja e seancës së jashtëzakonshme për votimin e ligjit për Specialen dhe zgjedhjen e presidentit.
Paraprakisht deputetët votuan shmangien nga afatet e përcaktuara për shqyrtimin në lexim të dytë të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.