Ndryshimet në Kombëtare / Risi, rikthime dhe mungesa në listën e Shqipërisë për ndeshjen ndaj San Marinos
Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare ka bërë publike listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e raundit të katërt të Ligës së Kombeve ndaj San Marinos, e cila luhet sonte në stadiumin “Air Albania”.
Përballja e vlefshme për kryesimin e grupit sjell disa ndryshime të rëndësishme në përbërjen e skuadrës kuqezi:
Risi dhe rikthime: Portieri i ekipit të të rinjve të Interit, Alain Taho, grumbullohet për herë të parë me kombëtaren e madhe. Në skuadër rikthehen gjithashtu portieri Simon Simoni si dhe mesfushori Luis Hasa, i cili ka lënë pas problemet shëndetësore.
Titullari në portë: Gardiani Mario Dajsinani do ta nisë sfidën si titullar mes shtyllave.
Mungesat: Alen Sherri mungon për shkak dëmtimi, ndërsa Etrit Berisha është i pezulluar. Nga grumbullimi është larguar edhe Samuele Sina.
Lojtarët në tribunë: Jashtë listës së stolit për këtë sfidë do të mbeten Feta Fetai, Klevi Qefalija dhe Sabah Kerjota.