Shkruan: Merxhan Jakupi
Në një reportazh të një gazetari gjerman, gjatë një ekspedite në shtetet e Ballkanit Perëndimor, ai kishte vizituar kryeqendrat e rajonit: Beogradin, Banjallukën, Sarajevën, Tiranën, Prishtinën dhe Shkupin.
Në reportazhin e tij, gazetari përshkruante se në sheshe dhe në shëtitore, të rinjtë dhe të rejat ishin të veshur me veshje ekstravagante dhe sensuale.
Në vijim të vëzhgimeve të tij, gazetari kishte vërejtur ekzistencën e kontrasteve kulturore ndërmjet dy shoqërive, asaj perëndimore dhe ballkanike.
Në kafene, sheshe dhe shëtitore, njerëzit më së shumti dilnin për të demonstruar statusin social, estetikën e trupit, pamjen dhe sensualitetin.
Në mbrëmje, sipas vëzhgimit të gazetarit, të rinjtë që shëtisnin nëpër shëtitore dhe frekuentonin kafenetë dukeshin të buzëqeshur dhe entuziastë, duke krijuar përshtypjen e një atmosfere të ngjashme me atë të dasmave apo festave pompoze.
Sidoqoftë, në shtetet e Ballkanit Perëndimor, shumica e të rinjve janë pa punë, pa një të ardhme dhe të varfër. Edhe pse statusi social është i ulët dhe janë të varfër, ata blejnë rroba të markave të shtrenjta, celularë dhe shpesh edhe makina të markave të shtrenjta.
KONTRASTET SHOQËRORE TË DIASPORËS NË PERËNDIM
Ballkanasit e gjeneratës së dytë dhe të tretë në shtetet perëndimore akoma vazhdojnë të jenë shëmbëlltyrë e trashëgimisë kulturore të paraardhësve, duke jetuar me të njëjtin stil ekstravagant dhe sensual në këto vende.
Në firmën ku punoja ishte e punësuar një zonjë e rritur dhe e shkolluar në Zvicër, me origjinë nga Serbia.
Ajo vishej me rroba ekstravagante dhe sensuale. Disa herë, shefi i punës i kishte dhënë vërejtje që të vishej më thjesht dhe më modeste. Zonja vazhdonte me të njëjtin stil.
Në fund, kjo zonjë u përjashtua nga puna.
Në 100-vjetorin jubilar të firmës ku punoja, në mbrëmjen solemne dhe pompoze, vëreja se të gjithë punonjësit ishin të veshur me rroba të përditshme dhe të thjeshta.
Në sallë vëreja dy-tri kolegë pune me origjinë nga Ballkani dhe dy italianë nga jugu i Italisë, të veshur me kostume të markave të njohura, me kollare dhe orë të shtrenjta.
Në pishinë, shpesh vëreja dhe identifikoja femrat zvicerane dhe zonjat nga Ballkani. Shumica e qytetarëve zviceranë, pas daljes nga puna ose gjatë vikendit, vijnë në pishinë për të notuar.
Femrat zvicerane, pas një ore noti, bëjnë një dush të shpejtë dhe ikin. Femrat nga Ballkani Perëndimor, para se të shkojnë në pishinë ose në palestër, kalojnë kohë në garderobë dhe para pasqyrës, duke u marrë me makijazhin dhe bukurinë sensuale. Noti i tyre është i ngadalshëm, duke u kujdesur që të mos i lagin flokët dhe kozmetikën e fytyrës.
Për shumicën e femrave nga Ballkani, shkuarja në pishinë ose në palestër është për të qenë në qendër të vëmendjes, e jo për aktivitet fizik dhe shëndet. Përqendrimi është te tërheqja, mburrja dhe llastimi.
Te gratë ballkanase, si një mendësi e trashëguar nga vendlindja, shfaqet prirja për t’u fotografuar, për të bërë “selfie” për rrjetet sociale, veçanërisht për TikTok dhe Instagram.
Shoqëritë perëndimore janë shumë modeste dhe racionale. Shumë pak në masë dhe në opinion mund të identifikohen klasat. Për shembull, ndërmjet klasës së mesme dhe klasës punëtore nuk ekzistojnë dallime, as në publik dhe as jashtë tij. Stili i jetesës së këtyre dy klasave është pa diferenca klasore. Ato kanë të njëjtin stil jetese. Makinat, celularët, veshjet, të cilat nuk mund të identifikohen, dhe stili ekstravagant dhe sensual i tyre.
Qytetërimi perëndimor dhe klasa janë ndërtuar gjatë shekujve si shoqëri individualiste dhe e pavarur. Në shoqëritë perëndimore, modestia dhe thjeshtësia janë vlera të kultivuara dhe rezultat i emancipimit shekullor. Në këto shoqëri, mburrja, kryeneçësia, ekstravaganca dhe sensualiteti konsiderohen antivlera dhe faktorë degradues të shoqërisë.
Shoqëritë perëndimore nuk vuajnë nga kompleksi i inferioritetit dhe nuk shqetësohen vazhdimisht se çfarë mendojnë të tjerët, çfarë thonë fqinjët, miqtë apo njerëzit përreth tyre.
Tek brezi i dytë dhe i tretë i diasporës në Ballkan dhe në trojet shqiptare, shfaqet edhe një fenomen i dukshëm sociologjik. Përveç ekstravagancës dhe sensacionit, një pjesë e të rinjve vozitin makina të markave luksoze. Ky duket të jetë një lloj “sindromi ballkanik“.
Paradoksi dhe ironia qëndrojnë në faktin se shumë prindër këto makina të shtrenjta ua blejnë vetë fëmijëve dhe, shpesh, ua paguajnë edhe gjobat, duke ushqyer kështu një sjellje të tepruar dhe ekstravagante.
Të rinjtë shpesh vijnë në vendlindje me makina luksoze, për t’u ekspozuar ndaj rrethit shoqëror dhe publikut. Në shoqëritë perëndimore, modestia dhe racionaliteti konsiderohen virtyte. Shumica e të rinjve në Perëndim lëvizin me biçikleta, motoçikleta ose me vetura më të thjeshta.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Një vajzë dërgohet drejt Emergjencës pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia
- Sali: Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë në rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut
- Policia përdorë gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit në shesh
- Flakë e tym para Kuvendit, protestuesit mblidhen nga të gjitha anët (VIDEO)
- Ali Ahmeti: Gjermania mike dhe partnere e rëndësishme e vendit tonë dhe e shqiptarëve
- Policia bllokon qarkullimin prapa ndërtesës së Kuvendit të Kosovës
- Prokuroria heton në tri pista incidentin e helmimit të banorëve të Gostivarit me ujë të pijshëm
- Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë
- Thellohet “gropa” tregtare: Deficiti i Maqedonisë së Veriut arrin në 148,9 miliardë denarë
- Transferimi nga Haga në Kosovë: Si parashihet ndryshimi në Projektligjin për Speciale?