Ekipi i Maqedonisë “zbarkon” në Zvicër, në kërkim të golit dhe pikëve të para





Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë u nis këtë mëngjes drejt Zvicrës, ku nesër mbrëma do ta zhvillojë ndeshjen e katërt në këtë cikël të Ligës së Kombeve, përcjell TV21. Pas një serie prej tri humbjesh, ndaj Zvicrës dhe Skocisë në Shkup, si dhe ndaj Sllovenisë në transfer, pa shënuar asnjë gol, të përzgjedhurit e trajnerit Goce Sedlloski në këtë transferim të vështirë do të përpiqen ta përmirësojnë përshtypjen. Edhe pse Zvicra është favorite e madhe, megjithatë reprezentuesit tanë udhëtuan me një dozë optimizmi, duke shpresuar se mund të nxjerrin një rezultat pozitiv, ndërsa kjo do të nënkuptonte të paktën shmangien e humbjes. Ndeshja do të zhvillohet nesër mbrëma, me fillim në orën 20:45.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo