Gruda: Projektligji heq një pjesë të juridiksionit të Speciales





Deputeti i PDK-së dhe propozuesi i projektligjit, Përparim Gruda, tha para Kuvendit se themelimi i Dhomave të Specializuara ishte i lidhur në thelb me pretendimet për trafikim organesh.

Sipas tij, proceset gjyqësore të zhvilluara në Hagë kanë treguar se nuk ka pasur trafikim organesh.

Gruda tha se ndryshimet e propozuara nuk ia heqin Speciales të drejtën për të vazhduar punën, por synojnë t’ia kufizojnë një pjesë të juridiksionit, duke përfshirë atë që lidhet me krimet e luftës.

Ai argumentoi se juridiksioni i paraparë fillimisht për Dhomat e Specializuara nuk synonte që ato të trajtonin raste që, sipas tij, nuk lidhen me pretendimet mbi të cilat u krijua gjykata.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo