U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku del me reagim

Pas ditësh diskutimesh në rrjetet sociale, këngëtarja Blerina Matraku ka reaguar publikisht për situatën e krijuar pas publikimit dhe shpërndarjes së një videoje intime ku shfaqet me kompozitorin Adrian Hila.

Në një postim të gjatë, Matraku ka zgjedhur të flasë drejtpërdrejt për publikun, duke kërkuar falje për situatën dhe njëkohësisht duke bërë thirrje që videoja të mos shpërndahet më tej.

Ajo ka thënë se merr përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj, ndërsa thekson se privatësia e saj është cenuar.

Më poshtë, deklarata e plotë e Blerina Matrakut (pa ndërhyrje):

“Sot nuk dua te mbrohem, dua te kerkoj falje.I drejtohem se pari publikut, ç’do individi, qe eshte tronditur lenduar apo ndjere i prekur nga kjo situate…

Advertisement
Ju kerkoj ndiese me perulesi dhe vertetesi.Ju lutem, per vetem nje minute, hiqini nga mendja ato imazhe qe nuk perfaqesojne askend por cenojne gjithkend, dhe shikoni pertej, nje njeri, qe po perballet me sfiden me te madhe e me me pergjegjesi shoqerore e jo vetem, ate te moralit.

Nuk jam ketu per te justifikuar, jam ketu per te marre pergjegjesine time.

Kerkoj ndjese, per besimin, qe dikujt i dhashe ne momentet me vulnerabel te jetes sime, besim i cili mu perdor per arsye te paditura e te paidentifikuara ende.

I kerkoj ndjese Klaudias dhe vajzave te saj, per ç’do lot apo dhimbje te shkaktuar, gje qe do paguhet me drejtesi hyjnore.

Pamvaresisht se me eshte cenuar ne formen me çnjerezore te mundshme privatesia ime, marr pergjegjesine e veprimeve te mia te cilat, sikur ti paguaja me jete.

Jam thjesht nje artiste e nje profili te ulet artistik, pa fame, çmime e suport, nje grua e cila per fat te keq eshte perballur e vetme me sfidat e jetes e qe i eshte dashur te buzeqeshe me preteksin qe lotet ne sy, ishin lot gezimi…

Sot ju lutem publikisht, “Mjaft”,

Mos shperndani me…Gabimi kerkon pergjegjesi, te cilen po e marr mbi supe dhe po e paguaj ç’njerezisht.

Dhimbja kerkon rrespekt.

Mjaft ju lutem.

Jam njeri, qe me eshte cenuar privatesia…

Perulesisht

Blerina Matraku

Shpresoj ta percjell mesazhin, sepse eshte shume veshtire te kap fillin ne keto momente”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo