Zelensky: Rusët po bombardojnë urat! A mendojnë vërtet se ne nuk do të reagojmë?





Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të dobësojë rezistencën e Ukrainës përmes përshkallëzimit të bombardimeve ajrore ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Po bombardojnë urat! A mendojnë vërtet se ne nuk do të reagojmë? Jam thjesht i habitur nga kjo dëshirë e pamëshirshme për ta përshkallëzuar situatën çdo ditë”, deklaroi Zelensky në një konferencë për shtyp, së bashku me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

“Putini dëshiron ta dobësojë rezistencën e Ukrainës sa më shumë të jetë e mundur”, shtoi Zelensky, duke theksuar se Rusia po përpiqet t’i detyrojë banorët të largohen nga qytetet më të mëdha të Ukrainës.

Emisarët amerikanë për paqen po përpiqen të organizojnë një takim trepalësh në nivel teknik deri në fund të tetorit, shtoi Zelensky, duke deklaruar se Ukraina është e hapur për një takim në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ose në vende të tjera.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo