Keniani Njorge fitues, Ivanovski i treti në Viz Er Maratonën e Shkupit





Keniani Derik Çege Njoroge është fitues i edicionit të 22-të të Viz Er Maratonës së Shkupit. Ai rrugicën e gjatë prej 42,195 km e vrapoi për 2 orë, 12 minuta e 56 sekonda.

Bashkëkombasi i tij, Edvin Kimaru Kosgei e fitoi vendin e dytë me kohë 2:13:21 orë.

Vendi i tretë i takoi maqedonasit Dario Ivanovskli me kohë 2:13:49.

kenianët dominuan edhe në gjysmëmaratonë (21 kilometra) në dy konkurrenca.

Në kategorinë e femrave Valentajn Xhebet (1:13:16 час), para Çaren Çepkvpni (1:15:10) dhe Nansi Gitaika (1:17:25).
Tek burrat i pari ishte Kenedi Rono (1:05:27 час), para Kiptum Kimaijo (1:06:12) dhe Xhon Kuria (1:07:00)

Në garën 5-kilometërshe më e shpejtë në konkurencën e garve në dy vendet e para u plasuan garueset nga Maqedonia, Irma Hajdari (19 minuta dhe 43 sekonda) dhe Emili Ivanovska (20 minuta e 54 sekonda). E treta ishte malazezja Lana Ivkoviq (21 minuta e 1 sekondë).

Rrugicën e gjatë 5-kilometërshe, tek burrat më i shpejtë ishte garuesi nga Maqedonia Andrej Arsov (16:29 minuta), i dyti ishte po ashtu garuesi nga Maqedonia, Gilman Jonuzi (16:35), i treti përfundoi Fredrik Uhborn nga Suedia (16:44).

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo