E rëndë në Teksas, nëna vret dy djemtë e saj, 15 dhe 21 vjeç





Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Waxahachie në veri të Teksasit, ku një 42-vjeçare dyshohet se ka qëlluar për vdekje dy djemtë e saj më pas ka tentuar të vetëvritet.

MARKETING

Policia u thirr në orët e para të së enjtes pas raportimeve për të shtëna me armë. Kur efektivët mbërritën në vendngjarje, gjetën 21-vjeçarin Christopher Pitre të pajetë brenda banesës.
Vëllai i tij 15-vjeçar, Brian Pitre, u gjet në gjendje kritike dhe u transportua me urgjencë në një spital të zonës. Megjithatë, ai ndërroi jetë pak më vonë, duke e çuar në dy numrin e viktimave.

Sipas autoriteteve, nëna e tyre, Colleen Nichole Lemmon, dyshohet se i ka qëlluar të dy djemtë në kokë. Gruaja u gjet e mbuluar me gjak, me plagë në kyçet e duarve dhe një armë pranë saj.

Në momentin e arrestimit, Lemon dyshohet se u tha efektivëve: “I qëllova të dy fëmijët e mi”. Ajo është akuzuar për dy vepra vrasjeje dhe është dërguar në Qendrën e Paraburgimit Wayne McCollum në Waxahachie.

Hetuesit vijojnë punën për të përcaktuar motivin dhe rrethanat që çuan në tragjedinë familjare. Autoritetet pritet të publikojnë më shumë informacion ndërsa hetimi dhe procedurat gjyqësore vazhdojnë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo