Bilall Kasami paralajmëroi përmbarimin për tatimet e papaguara. Komuna njoftoi nisjen e procedurave nga 1 tetori, ndërsa sipas deklaratës së administratës komunale, qytetarët dhe kompanitë i detyrohen komunës rreth 6 milionë euro.
Së pari, qytetarët duhet t’i shlyejë detyrimet.
Por a e pyet Kasami si e mbyll muajin një familje tetovare? Me çmime të rritura dhe paga që nuk mjaftojnë, përmbarimi shton barrën financiare. Që në vitin 2024, qytetarët raportuan fatura tatimore trefish të larta.
Së dyti, kërkojmë këste, afate të arsyeshme dhe lehtësime për familjet në vështirësi, përpara përmbarimit. Qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajë sot, nuk bëhen fianciarisht më të fortë duke ua shtuar shpenzimet!
Së treti, kërkojmë hetim për informacionet jozyrtare se, përmes marrëveshjeve për kalimin e borxhit, dhjetëra milionë euro nga pagesat e investitorëve për komunaliet e banesave kolektive janë drejtuar te kompani të afërta me pushtetin lokal, pa kaluar në llogarinë komunale.
A janë anashkaluar kompanitë që presin pagesat sipas radhës? A është penguar zhbllokimi i llogarisë, ndërsa barra u kalohet qytetarëve?
Raporti i revizionit i publikuar më 2023 konstatoi se cesionet dhe kompensimet gjatë bllokimit të llogarisë shkelnin ligjin dhe cenonin radhën e kreditorëve.
Kasami të publikojë marrëveshjet, shumat dhe përfituesit! Kërkojmë hetimin e përgjegjësisë së tij dhe përgjegjësi penale nëse vërtetohen veprime që përbëjnë vepër penale.
Qytetari ka detyrime ndaj komunës. Por edhe komuna ka përgjegjësi ndaj qytetarit!
Tetovarit nuk i duhet një përmbarues tjetër në derë. I duhet një komunë që e kupton sa e vështirë është të mbyllet muaji në kohë kur inflacioni dhe rritja e çmimeve është bërë përditshmëri.