Mickoski: Projektet kapitale do ta përmirësojnë jetën e shkupjanëve

Sot jemi këtu për të bërë, do të thosha, një inspektim të këtij projekti kyç për qytetin. Mund vetëm t’i shtoj asaj që thanë folësit e mëparshëm se kjo Qeveri i mbështet komunat dhe vetëqeverisjen lokale si asnjë Qeveri më parë.

Që nga fillimi, kur u zgjodh kjo Qeveri, pra rreth 27 muaj më parë, projektet që i financojmë drejtpërdrejt nga buxheti qendror arrijnë në rreth gjysmë miliardë euro.

Dhe nëse shikoni pas, ndoshta gjatë 35 viteve të pavarësisë, deri më tani nuk janë financuar kaq shumë projekte nga Qeveria qendrore për vetëqeverisjen lokale dhe komunat.

Kështu që kjo përbën mbështetje serioze për komunat dhe përfaqëson diçka që për ne si Qeveri është politikë që nga fillimi dhe kështu do të vazhdojmë edhe në periudhën që vijon.

Një pjesë e madhe e komunave po përgatisin projekte për ciklin e ardhshëm, të cilin do ta financonte Qeveria, dhe vlerësoj se në këtë mënyrë i përmirësojmë kushtet e jetesës së qytetarëve, ua përmirësojmë mënyrën e jetesës.

Probleme ka, ato probleme janë grumbulluar ndër vite, sfida ka, sfidat janë të pranishme prej dekadash. Në varësi të burimeve dhe prioriteteve, këto sfida tejkalohen dhe problemet zgjidhen.

Strategjia jonë është të mos krijojmë probleme të reja, ndërsa të zgjidhim të vjetrat dhe t’i përfundojmë projektet e nisura.

Ja, dëgjuat, besoj, se këto tre apo katër projekte kapitale që do të përfundojnë për qytetin e Shkupit deri në Vitin e Ri, vlerësoj se do ta përmirësojnë ndjeshëm mënyrën e funksionimit të qytetit të Shkupit, por edhe të atyre që e vizitojnë shpesh Shkupin.

Do të doja t’i përgëzoja kryetarët e komunave që janë këtu me mua, t’i falënderoja këshilltarët që e mbështesin punën, si dhe deputetët që luftojnë për një projekt më shumë në komunat nga vijnë.

Si Kryetari Qeverisë mund të them se dëshiroj të ketë edhe më shumë projekte që ne si Qeveri do t’i financonim në periudhën që vijon.”

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo