Avokati Mishetiq për takimin Macron-Vuçiq: Si e dinte presidenti francez për dënimin e Thaçit?





Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me një deklaratë të ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për takimin e tij me presidentin francez Emmanuel Macron më 10 shtator në Paris.

Sipas tij, Vuçiq kishte deklaruar në një video se gjatë takimit i ishte thënë nga një “lider evropian dhe botëror” se Thaçi do të merrte “një dënim të rëndë”.

Avokati pyet se si mund të ishte në dijeni presidenti francez Macron për rezultatin e aktgjykimit disa ditë përpara shpalljes së tij.

Mishetiq gjithashtu ngre pyetjen se përse një çështje e tillë do të ishte diskutuar mes Macronit dhe Vuçiqit. Sipas tij, këto janë pyetje që duhet marrin përgjigje.

“Presidenti serb Vuciq u takua me presidentin francez Macron më 10 shtator në Paris, ku, sipas Vuçiqit në videon e mëposhtme, atij iu tha nga një ‘lider evropian dhe botëror’ se Thaçi do të merrte ‘një dënim të rëndë’. Se si Macron e dinte rezultatin e aktgjykimit të paktën gjashtë ditë përpara dhe pse Macron po fliste me Vuçiqin për këtë çështje, janë pyetje që mbeten për t’u përgjigjur.”,ka shkruar Mishetiq në platformë X, transmeton Klankosova.tv.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo