6 tetori i Presidentit afër: Krejt çka dihet për Ligjin për Specialen dhe takimin Kurti-Hamza

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i shkoi dje në zyre kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në një takim që erdhi pak ditë para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Një marrëveshje mes dy palëve do të evitonte shkuarjen në zgjedhje të reja, raporton Klankosova.tv.

LEXO GJITHASHTU

Hamza mbërrin në Qeveri, pritet takimi me Kurtin
Lajme
Për zgjedhjen e presidentit, Kurtit i duhen votat e opozitës, ndërsa Hamza dhe partia e tij kanë një kërkesë ekskluzive që t’ia sigurojnë votimin e projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, njofton Klankosova.tv.

PDK e konsideron këtë çështje urgjencë para zgjedhjes së presidentit. Takimi mes kreut të VV-së dhe atij të PDK-së nuk solli ujdi.

Pas takimit, Hamza foli shkurtimisht para mediave dhe tha se u bisedua për procesin në Hagë, për nevojën që ligji të procedohet dhe të aprovohet në Kuvend, si dhe për zgjedhjen e presidentit.

“Biseduam për situatën aktuale politike që ka të bëjë me procesin në Hagë, me nevojën që ligji të procedohet dhe aprovohet në Kuvend, dhe tema zgjedhja e presidentit”, tha Hamza, raporton Klankosova.tv.

Sipas Hamzës, për PDK-në ndryshimi i Ligjit për Specialen është “nevojë dhe domosdoshmëri”, dhe pas kësaj ajo është e hapur të diskutojë për presidentin.

Ai theksoi se deri më tani nuk ka marrëveshje me Kurtin për temat e biseduara, por se është e mundshme që dy liderët të takohen edhe në ditët në vijim.

“Nuk ka marrëveshje deri më tani për temat për të cilat kemi biseduar. Është e mundshme që kemi takime edhe ditëve në vijim”, theksoi kreu i PDK-së.

LEXO GJITHASHTU

Hamza pas takimit me Kurtin: Nuk ka marrëveshje për temat e diskutuara deri më tani
Lajme
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës zhvilloi mbrëmë një mbledhje elektronike, ku i dha dritën e gjelbër ndryshimit të Ligjit për Specialen për ta dërguar projektligjin në Kuvend.

Sipas njoftimit të ekzekutivit, vendimi i përgjigjet kërkesës së Kuvendit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

LEXO GJITHASHTU

Hyn në fuqi vendimi për dërgimin e përgjigjes së Qeverisë në Kuvend për Ligjin e Speciales
Lajme
“Miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës me nr. Prot.1108 të datës 23.09.2026, për Nismën legjislative për “Projektligjin Nr. 11/L- 001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, për të dhënë vlerësimin që përfshin: opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës është data 6 tetor sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në rast se Kuvendi nuk arrin ta zgjedh shefin e ri të shtetit, Kosova shkon automatikisht në zgjedhje të reja parlamentare.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo