Nën thirrjet UÇK, qytetarët i bllokuan rrugën Von der Leyenit (VIDEO)

Nën thirrjet UÇK, qytetarët i bllokuan rrugën Von der Leyenit (VIDEO)

Protestuesit që kundërshtojnë aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së kanë bllokuar daljet e aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.

Si pasojë, autokolona e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është detyruar të përdorë një rrugë alternative përmes Harilaqit.

Qytetarë të mbledhur në disa pika pranë aeroportit kanë kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ursula von der Leyen do të takohet sot me U.D të detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ndërkohë, sot do të protestohet në Prishtinë në protestën gjithëpopullore kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo