
“Njerëzit që janë mjaftueshëm të “çmendur” sa të mendojnë se mund ta ndryshojnë botën janë mu ata që e bëjnë këtë”, thotë Steve Jobs, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Apple!
Mersel Bilalli
Përkrahja për Presidentin e SHBA-së Donald Trump, ka rënë në 32 përqind, niveli më i ulët i karrierës së tij politike, sipas një sondazhi të ri të Reuters/Ipsos. Rënia vjen mes pakënaqësisë në rritje me qasjen e tij ndaj politikës së jashtme dhe kostos së jetesës, përfshirë edhe midis republikanëve. Sondazhi zbuloi se 73 përqind e republikanëve miratojnë performancën e punës së Trump, nga 82 përqind një javë më parë. Vlerësimi i tij i përgjithshëm i miratimit në sondazhin e mëparshëm ishte 35 përqind. Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025 me një vlerësim miratimi prej 47 përqind, duke premtuar të ulë inflacionin dhe t’i japë fund luftërave në botë.
Jeffrey Sachs, një ekonomist i njohur botërisht, në një intervistë me Cyrus Janssen, një analist i njohur gjeopolitik me mbi 2 milion ndjekës në platforma të shumta të mediave sociale, në intervistën “Real Talk China”, thotë se lufta kundër Iranit që SHBA-të dhe Izraeli nisën më 28 shkurt 2026, ka të ngjarë të përfundojë me një tërheqje të turpshme të SHBA-së. Nuk është e mundur të vazhdohet lufta pa shkaktuar pasoja katastrofike në rajon dhe më gjerë. Një përshkallëzim i rinovuar ka të ngjarë të çojë në shkatërrimin e infrastrukturës së naftës, gazit dhe desalinizimit në rajon, duke shkaktuar një katastrofë globale të zgjatur. Irani mund të imponojë kosto që SHBA-të nuk mund t’i përballojnë dhe nga të cilat bota mund të vuajë. Sachs thotë se plani i luftës SHBA-Izrael ishte një sulm me prerje koke, i shitur Trumpit nga Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe David Barnea, drejtor i Mossadit. “Ambicia e sëmurë e tejkalon gjenialitetin në 99 përqind të kohës”, thotë Jay Leno, një shkrimtar dhe aktor. Premisa e gabuar ishte se një fushatë agresive e përbashkët bombardimi SHBA-Izrael do ta degradonte aq shumë strukturën komanduese të regjimit iranian saqë programi i tij bërthamor dhe udhëheqja e lartë dhe IRGC do të shembeshin. SHBA-të dhe Izraeli më pas do të impononin një qeveri fleksibile në Teheran.
Sachs thekson se udhëheqja amerikane (nën administratën Trump) hyri në konflikt duke besuar në iluzionin se sulmet e shpejta njëditore ose vrasjet ndaj udhëheqjes iraniane do t’u lejonin SHBA-ve dhe Izraelit të kontrollonin plotësisht situatën dhe të sillnin ndryshimin e regjimit. Sipas tij, një luftë kundër Iranit do të përfundonte me tërheqjen e amerikanëve, sepse perandoria amerikane nuk mund ta fitojë një luftë kundër Iranit me kosto të pranueshme financiare, ushtarake dhe politike. Larry Johnson, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit (njësia kundër terrorizmit) dhe analist i CIA-s, ka një përfundim të ngjashëm.
“Lufta me Iranin është krejtësisht arbitrare, idiote. Ai e inkurajoi veten me Venezuelën, kështu që donte të njëjtën gjë në një mënyrë bandite në Iran. Çmimi i naftës tani është rritur mbi 100 dollarë për fuçi. Sepse nafta nuk kalon më nëpër Hormuz dhe Bab el-Mandeb. Çmimi i naftës ndikon drejtpërdrejt në ekonominë botërore”, thotë Sachs. Por kjo nuk kuptohet në rrethana kur vija ndarëse midis mbretit dhe të qesharakut të oborrit është shumë e hollë.
Sachs thotë se është takuar me udhëheqës të shumtë të vendeve të Gjirit. Ata i thanë se Trump u premtoi atyre se do të merrnin çipat H100 të Nvidia (NVIDIA), vetëm nëse mbështesnin sulmet amerikano-izraelite. Dhe se do t’u jepej trajtim preferencial në aktivitete të shumta. Ata thanë se “Trump kishte pak njohuri për marrëdhëniet midis arabëve dhe iranianëve”. Dhe kjo është e kuptueshme për një kabinet ku ka aq shumë “Kuaj Trojanë” të hipur mbi gomarë.
Tani kemi një aleancë të re midis Pakistanit, Turqisë dhe Arabisë Saudite, ku njëri shtet është një fuqi bërthamore. Dhe ka të ngjarë që Egjipti dhe disa vende të tjera arabe t’i bashkohen kësaj aleance. Vendet po kërkojnë një rreshtim të ri në rendin e ri botëror, pasi ai i mëparshmi u shkatërrua nga Putini dhe Trump. Unipolariteti me dominimin e dukshëm të SHBA-së (1992-2022) po hyn në histori. Epoka e konservatorëve dhe neokonservatorëve në botë ndoshta po vjen, gjë që mund të ndikojë seriozisht në funksionimin e Bashkimit Evropian.
Konservatorët po humbasin shumicën e tyre!
Jeffrey Sachs është i bindur se në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara, konservatorët do të humbasin shumicën e tyre në të dy nivelet. Por çdo gjë mund të pritet nga mënyra e të menduarit të Trump. Dihet se çfarë bëri ai kur humbi zgjedhjet pothuajse gjashtë vjet më parë. Ai ndoshta do të dalë me diçka të çuditshme tani sepse nuk ka askush që ta kundërshtojë. Është mjaft e mundur që ai të këmbëngulë në ndalimin e votimit me postë (siç votojnë kryesisht demokratët). Ai ka frikë se një humbje mund të nënkuptojë fundin e administratës së tij në të dyja dhomat. Ato nuk do mund të miratojnë ligje sipas vullnetit të tij. Ai ende sundon kryesisht me dekrete, në kundërshtim me Kushtetutën e SHBA-së. Ai dëshiron një sundim të fortë, veçanërisht kur aura e tij është e shkatërruar. “Ai është një njeri i vjetër, i paaftë dhe madje mendërisht i paqëndrueshëm. Kjo është një tragjedi për ne, por kjo është situata jonë reale”, thotë Sachs. Ai beson se gjendja e inteligjencës artificiale është alarmante. “kurse Trump, me një IQ të lartë” – thotë se gjithçka është nën kontroll, kurse ekspertët edhe nga komentatorët thonë se asgjë nuk është nën kontroll. Gjithnjë e më shumë raste të rrezikshme ku inteligjenca artificiale vepron në mënyrë të pakontrollueshme dhe arbitrare. Sachs thotë se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë më fuqinë që neokonservatorët në Shtetet e Bashkuara pretendojnë se e kanë. Trump, me “Amerika e Para”, pretendoi se do t’i ndalte të gjitha luftërat në botë dhe filloi luftëra të reja si asnjë president tjetër në histori, me dëme të mëdha për botën dhe për vetë Shtetet e Bashkuara. Tani ai po tregon kot një hartë gjeografike të Shteteve të Bashkuara që mbulon të gjithë Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut (si një lojë fëmijësh) të mbuluar me flamurin e SHBA-së, ku Kanadaja (vendi i dytë më i madh në botë), Meksika dhe e gjithë Amerika e Jugut nuk janë të dukshme! Por kjo nuk i bën më përshtypje askujt, madje as vetë autorëve të asaj ideje – thotë Sachs.
Politika e Trump ndaj Kanadasë i ka bërë vendet të jenë të kujdesshme, sepse doli që me Trump është keq që Shtetet e Bashkuara të jenë armiku juaj, por edhe më keq që të jenë miku juaj. Shumë amerikanë janë të impresionuar nga zhvillimi i shpejtë i Kinës dhe me të drejtë pyesin veten se çfarë po na ndodh?! Por ja që karvani mund të lehë, e qentë të vahdojnë të ecin!
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha: “Kina nuk po bën shaka. Shtetet e Bashkuara tashmë po shndërrohen në një shënim në fund të faqes. Kina po depërton në botë, duke forcuar ekonominë, furnizimin, ndikimin, ndërsa Shtetet e Bashkuara, siç thotë Sachs, vazhdojnë të përhapin marrëzira. Profesori Jeffrey Sachs është një ekonomist dhe profesor amerikan me famë botërore, dhe fjalë të tilla tani tronditin çdo amerikan. Ai mendon se sa më shumë të bashkëpunojnë Shtetet e Bashkuara dhe Kina, aq më shumë do të përfitojë e gjithë bota. Trump po përpiqet pa mend të mbajë një monopol mbi inteligjencën artificiale, por ajo është po aq e dobishme universalisht sa edhe energjia elektrike për të gjithë botën. Nuk është mirë ta parandalosh atë. Por edhe atje, si këtu në Ballkan, ndërgjegjja blihet dhe shitet lehtësisht si në një treg kuantik.
BRICS mbush boshllëkun!
BRICS vazhdon me samitet. Ndërsa SHBA-të janë të bllokuara në Kharg, Hormuz dhe Bab el Mandeb, organizata BRICS vazhdon të zgjerojë bashkëpunimin. Tani, për herë të parë, Xi Jinping ka udhëtuar personalisht në Indi. Duket se BRICS është pjekur. Kina dhe India, të cilat nuk janë në marrëdhënie shumë të mira, megjithatë kanë lehtësuar regjimin e vizave dhe kanë përmirësuar marrëdhëniet tregtare. Shkëmbimi mes tyre ka arritur në 155 miliardë dollarë. SHBA-të tani kanë një borxh prej 14 trilionë dollarësh. Kompleksi ushtarako-industrial, si një bishë e rrezikshme, vazhdon të diktojë politikën e jashtme. Eisenhower e kishte thënë publikisht se kjo gjë është e rrezikshme për SHBA-në. Elon Musk po investon para në Silicon Valley dhe po përpiqet të marrë kontratat që dëshiron. Trump po punon për të pasuruar familjen e tij, gjë që nuk ka qenë praktikë e presidentëve të tjerë më parë. Kohët e fundit, Trump premton – Do t’i jap 5,000 dollarë çdo të rrituri (para zgjedhjeve). Kjo është idiotësi që do ta ngrejë borxhin në qiell. Kongresi është i paaftë dhe u jep tre “inteligjenca artificiale” familjes Trump. Pra, tre kompani të inteligjencës artificiale për të kontrolluar tregun, kjo është idiotësi – thotë Sachs. Ndonjëherë patriotizmi është të mbrosh të tjerët nga vetja. Pa përmendur tarifat doganore që kanë zhgënjyer shumë shtete, që tani po kërkojnë partnerë të tjerë. Kina po e përdor me mjeshtëri këtë. Deficiti tregtar i SHBA-së me Kinën është më shumë se 91 miliardë dollarë. Madje pa përmendur që inteligjenca artificiale e pakontrolluar mund të kërcënojë njerëzimin, thotë Sam Altman nga “Open AI”.