Azgan Haklaj takon Denion Meidanin: Falënderim për angazhimin pas vendimit për “stop-listën”





Azgan Haklaj ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin Denion Meidani, i cili është emëruar së fundmi ambasador i Shqipërisë në Kosovë informon Tetovasot.

Përmes një postimi publik, Haklaj njoftoi se së bashku me Ferdinand Samarxhiun e kanë falënderuar Meidanin për angazhimin dhe komunikimin e vazhdueshëm pas vendimit të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për vendosjen e tij në të ashtuquajturën “stop-listë”, me arsyetimin se përbën “kërcënim për sigurinë publike kombëtare në Maqedoninë e Veriut”.

Sipas Haklajt, ambasadori Meidani është zotuar se do të vazhdojë të ngrejë zërin dhe të kërkojë drejtësi edhe në të ardhmen.

“Ambasadori do të vazhdojë të ngrejë zërin si përherë dhe të kërkojë drejtësi”, shkruan Haklaj në reagimin e tij, raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo