Tre të mitur kapen në Tetovë dhe Gostivar duke drejtuar automjete pa patentë





Policia ka vazhduar kontrollet në komunikacion, duke ndaluar tre të mitur që drejtonin automjete pa leje drejtimi.

Në Kamenjan është ndaluar një 16-vjeçar që drejtonte një automjet “Land Rover” pa dokumentacion dhe pa patentë shoferi.

Në Tetovë, një tjetër 16-vjeçar është kapur duke drejtuar një moped “Aprilia” pa leje drejtimi.

Ndërkaq, në fshatin Debresh të Gostivarit është ndaluar një 17-vjeçar nga Dobridolli, i cili drejtonte një automjet “BMW” me targa të Gostivarit pa patentë.

Në të tre rastet automjetet janë konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rasteve do të vijojnë parashtresat përkatëse, raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo