“Ju erdhi fundi!”- Revolta qytetare në ditën e 118-të, protestuesit sfidojnë shiun dhe marshojnë nëpër Tiranë: Pa rini nuk ka Shqipëri! Anuloni ligjet





As shiu nuk i ka ndalur protestuesit në ditën e 118-të të protestës. Qytetarët kanë dalë sërish në rrugët e Tiranës dhe kanë vijuar marshimin në kryeqytet.

Përgjatë lëvizjes, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë.

“Ju erdhi fundi!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri!” dhe “Anuloni ligjet!” janë ndër thirrjet e dëgjuara gjatë marshimit.

Pavarësisht reshjeve, qytetarët kanë vijuar protestën dhe marshimin në Tiranë, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë qëndrimin e tyre deri në largimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo