Rama: Korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi e lufton korrupsionin, Shqipëria në rrugë pa kthim drejt BE-së





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, lavdëroi reformën në drejtësi ndërsa e cilësoi ekstreme masën e arrestit shtëpiak ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Vlora Hyseni, e cila dyshohet për zbulim të sekretebe dhe ndihmë për autorin e krimit.

Rama tha se këto zhvillime janë “pjesë jetike e ndryshimit rrënjësor, pakthim, ku po ecën sot Shqipëria” drejt integrimit europian.

“Unë sot jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas. Askush dhe asgjë nuk do ta ndalë, nuk do të na ndalë, nuk do të më ndalë”, tha ai.

Rama tha se “deri dje korrupsioni ishte sistemi. Sot sistemi po e lufton korrupsionin, dhe ky është ndryshimi epokal që ka nisur”.

“Vetëpastrimi i sistemit në këtë fazë ende në formësim të shtetit të ri europian të Shqipërisë është i zhurmshëm, madje është nganjëherë edhe i pisët dhe shpeshherë po, shumë i dhimbshëm. Ai prek dhe lëndon edhe individë të pafajshëm, ashtu sikundër keqtrajton dhe dehumanizon këdo, edhe të fajshmit, në radhë të parë. Por vetëpastrimi i sistemit është një zhvillim i shumëpritur në organizmin e shtetit pas një agonie të gjatë sa historia e shtetit shqiptar”, tha ai.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo