Gostivar – Një 44-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pasi dyshohet se ka kërcënuar dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj babait të tij 67-vjeçar, raporton Tetovasot.
Sipas DPB Gostivar, arrestimi është kryer më 25 shtator 2026, rreth orës 21:45, pas një denoncimi të mëparshëm.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse ndaj tij, raporton Tetovasot