Konflikti për parkimin përfundon me të plagosur, arrestohet 28-vjeçari





Një mosmarrëveshje për parkimin e automjeteve ka përfunduar me persona të lënduar në Sveti Nikollë.

Policia ka arrestuar D.D. (28), i cili dyshohet se pas konfliktit me dy bashkëqytetarë, ka drejtuar automjetin e tij “Ford” drejt tyre, duke goditur portën metalike të oborrit të tyre.

Si pasojë e goditjes, porta është rrëzuar mbi R.B. dhe J.B., duke u shkaktuar lëndime.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë do të parashtrohet kallëzim përkatës, raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo