14-vjeçari sulmohet me mjet të mprehtë në tualetin e një shkolle në Shkup





Një nxënës 14-vjeçar është plagosur pasi është sulmuar me një send të mprehtë në tualetin e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit në Shkup.

Rastin e ka denoncuar në polici nëna e të miturit, e cila ka bërë të ditur se djali i saj është sulmuar nga një bashkëmoshatar, duke pësuar prerje në dorë.

Policia po ndërmerr masa për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo