Shkëndija U17 nuk ndalet, kuqezinjtë marshojnë drejt kreut – Taxhedin Kasami: “Ky është vetëm fillimi”





Tetovë – Shkëndija U17 po vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer në kampionat, duke regjistruar dy fitore radhazi që e afrojnë gjithnjë e më shumë me kreun e renditjes informon Tetovasot.
Skuadra e drejtuar nga Taxhedin Kasami – Taki fillimisht triumfoi bindshëm në transfertën e vështirë ndaj Rabotniçkit në Shkup me rezultat 3:0, ndërsa këtë fundjavë vazhdoi serinë pozitive edhe në Tetovë, duke mposhtur Brerën me 2:0.
Me lojë të disiplinuar, organizim të shkëlqyer dhe efikasitet para portës, talentët kuqezi po dëshmojnë se janë një nga skuadrat më serioze në garën për titull .
Trajneri Taxhedin Kasami – Taki vlerësoi angazhimin e futbollistëve të tij, duke theksuar se rezultatet janë fryt i punës së përditshme.
“Jam krenar për mënyrën se si po paraqiten djemtë. Ata po tregojnë karakter, disiplinë dhe uri për fitore. Dy fitoret e fundit janë shpërblim për punën që bëjmë çdo ditë, por ne mbetemi me këmbë në tokë. Kampionati është i gjatë dhe synimi ynë është të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, besoj se do të jemi në garë për titull deri në fund,” deklaroi Kasami për Tetovasot.
Me ritmin që ka krijuar dhe me atmosferën pozitive brenda skuadrës, Shkëndija U17 po dërgon një mesazh të qartë se synon të jetë protagoniste e këtij sezoni, ndërsa kuqezinjtë po hedhin hapa të sigurt drejt majës së tabelës.Tetovasot

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo