Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë ta thellojnë partneritetin strategjik me Serbinë, por njëkohësisht ka theksuar se Beogradi është i përfshirë në disa çështje të ndjeshme dhe potencialisht problematike në rajon.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari të portalit “Pavlovic Today”, i cili theksoi se nga Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, kanë ardhur vlerësime pozitive për të dhe presidentin amerikan, Donald Trump, Rubio fillimisht reagoi me një shaka të shkurtër.
“Më pëlqejnë komplimentet. E dini se nuk marrim gjithmonë komplimente”, ka thënë Rubio gjatë një prononcimi për gazetarët në New York, në prag të largimit të tij nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Më pas, ai foli për zhvillimin e rolit të Serbisë si partnere strategjike e SHBA-së dhe planet për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Ne synojmë ta thellojmë partneritetin dhe tashmë jemi duke e bërë këtë. Në këtë administratë kemi ndërmarrë hapa për t’u afruar më shumë në marrëdhëniet tona. E di se përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe agjencive të tjera qeveritare kanë vizituar tashmë Serbinë dhe shpresoj se edhe unë do të kem mundësinë ta vizitoj”, u shpreh Rubio.
The One Habit AI Says Separates the Rich From Everyone Else (It’s Not What You Think)
Blinkist Magazine
I Finally Have One Place For All Aviation Needs
Aero Online
by Taboola
Megjithatë, sekretari amerikan i Shtetit theksoi se Serbia është e përfshirë në disa çështje që mund të paraqesin shqetësim ndërkombëtar.
“Është e qartë se Serbia është e lidhur me disa çështje që janë potencialisht problematike dhe shpërthyese dhe për të cilat ekziston interes ndërkombëtar. Por ky është një partneritet strategjik që duam ta thellojmë dhe synojmë ta bëjmë këtë, ndërkohë që menaxhojmë disa nga çështjet potenciale që mund të shfaqen, për të cilat e di se ata janë thellësisht të shqetësuar”, deklaroi Rubio.