Kush i ka raportet e prishura me Izet Mexhitin – Kasami apo Azizi? Bilalli: Ta shohim kush! (VIDEO)





Pas lajmit të publikuar nga portali TetovaSot se Izet Mexhiti i ka raportet e tensionuara me Adnan Aziz, debati ka vazhduar edhe në opinionin publik.

Në lidhje me këtë çështje, sot njëri nga kryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami, iu përgjigj pyetjes së TetovaSot se cilat raporte janë më të prishura – Mexhiti-Kasami apo Mexhiti-Azizi.

Kasami, me një përgjigje të shkurtër dhe me tone ironike, nuk e mohoi mundësinë e përplasjeve mes tyre.

“Duhet ta shohim, ende nuk e kemi vlerësuar”, u shpreh shkurt kryetari i Tetovës dhe njëri nga drejtuesit e VLEN-it, Bilall Kasami.

Sipas informacioneve të portalit TetovaSot, raportet mes Izet Mexhitit dhe dyshes së BESËS, Bilall Kasamit dhe Adnan Azizit, mund të tensionohen edhe më tej në ditët në vijim.

Sipas këtyre informacioneve, Kasami dhe Azizi synojnë të konsolidojnë pozicionin e tyre brenda VLEN-it dhe të forcojnë ndikimin politik në Pollog, duke kërkuar që në këtë konfigurim të përfshihen edhe dy kryetarët e ASH-së, Valbon Limani dhe Hisen Shabani.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo