Digjet një shtëpi në Vallandovë, 69-vjeçari gjendet i pajetë brenda





Vallandovë – Një 69-vjeçar ka humbur jetën pasi një zjarr përfshiu shtëpinë e tij në fshatin Piravë, komuna e Vallandovës. Raporton Tetovasot.

Sipas policisë, gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve, në një nga dhomat e banesës është gjetur trupi i pajetë i E.O. (69). Vdekja është konstatuar nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa Prokuroria Publike është njoftuar dhe po heton shkaqet e ngjarjes.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo