Një tjetër “tronditje” te Kosova, edhe tre futbollistë heqin dorë nga Kombëtarja?





Kombëtarja e Kosovës e pësoi së fundmi një tronditje me largimin e Amir Rrahmanit, i cili vendosi të pensionohet pasi shfaqi pakënaqësi ndaj udhëheqësisë së futbollit kosovar.

Madje, ndaj tyre bëri edhe kallëzim penal për kërcënime dhe fyerje, që sipas tij i janë bërë në dy vitet e fundit.

E tash, “Gazeta Express” mëson ekskluzivisht se edhe tre futbollistë të tjerë i kanë refuzuar ftesat e muajve shtator/tetor.

Gazeta mëson se bëhet fjalë për futbollistët Milot Rashica, Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti.

“Ata i kanë refuzuar ftesat e shtatorit dhe tetorit dhe s’do të luajnë për Kosovën derisa në krye të Federatës të jetë Agim Ademi”, i tha ky burim i besueshëm “Gazetës Express”, duke nënvizuar se edhe ata janë të pakënaqur me drejtimin e futbollit të këtushëm.

Ditë më parë u përmendën emrat e disa futbollistëve që i kanë refuzuar ftesat e shtatorit e tetorit, por më pas lajmi doli të ishte i pasaktë.

Nesër, selektori Franco Foda pritet ta publikojë listën e të ftuarve për ndeshjet e shtatorit dhe tetorit, ndërsa në mesin e tyre, krahas Rrahmanit, pritet të mungojnë edhe emrat e Rashicës, Hadërgjonajt dhe Alitit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo