Do bëhet NËNË? “Lum ai që është i bekuar me FËMIJË”, Leonora tregon planet për t’u bërë nënë





Leonora Jakupi ka folur hapur për një nga dëshirat më personale të saj, atë për t’u bërë nënë.

E ftuar në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, këngëtarja ka ndarë mendimet e saj për familjen dhe fëmijët, duke i cilësuar këta të fundit si një bekim të madh në jetë. “Lum ai që është i bekuar me fëmijë”, është shprehur Leonora.

Me këtë la të kuptohet se dëshira për të pasur një fëmijë është ende pjesë e planeve të saj. Ajo ka folur edhe më herët për raportin e veçantë me mbesën e saj, Morean, dhe për mënyrën se si përkushtimi ndaj saj ka ndikuar në vendimin për të mos krijuar më herët familjen e saj.

Për ta parë intervistën e plotë në “Canapé”, ndiqni linkun në vazhdim.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo