Tetovë – Një 46-vjeçar nga fshati Falisht ka pësuar lëndime të rënda pasi humbi kontrollin mbi motoçikletën dhe doli nga rruga në aksin lokal Tetovë–Strimnicë. Ai është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes. Raporton Tetovasot.