Gostivar – Dy të rinj, 19 dhe 20 vjeç, kanë denoncuar në polici se janë sulmuar fizikisht nga disa persona në rrugën “Beliçica” në Gostivar. Sipas denoncimit, autorët i kanë kërcënuar edhe me një mjet të mprehtë. Policia po punon për zbardhjen e rastit. Raporton Tetovasot.