Tetovë – Një 56-vjeçar nga Pallçishti i Epërm ka denoncuar në polici se disa persona kanë ushtruar presion dhe kanë kërkuar një shumë të madhe parash dhe automjete nga djali i tij në lidhje me një marrëveshje për një hapësirë afariste në Tetovë. Sipas denoncimit, pas kërcënimeve djali i tij rezulton i zhdukur që nga 13 shtatori. Prokuroria është njoftuar dhe policia po ndërmerr masa intensive për gjetjen e tij. Raporton Tetovasot.