Liverpooli e ka marrë një fitore të rëndësishme, në Carabao Cup, përballë Tottenhamit.
Skuadra e drejtuar nga Andoni Iraola do ta vazhdojë aventurën në Carabao Cup, duke u kualifikuar në 1/8 e finales.
Liverpooli fitoi 3-1 në “Anfield” ndaj Tottenhamit të Roberto de Zerbit.
Alexis Mac Allister e hapi serinë e golave, në minutën e 21-të, derisa në minutën e 54-të të pjesës së dytë shënoi Cody Gakpo.
Golin ngushëllues për Tottenhamin e shënoi Conor Gallagher në minutën e 69-të.
Fitoren e Liverpoolit e konfirmoi mesfushori hungarez, Dominik Szoboszlai, i cili shënoi në minutën e 91-të për 3-1.