Rrëzohet avioni në Gjermani/ Tre të vdekur





Tre persona kanë humbur jetën të hënën pas rrëzimit të një avioni të vogël në landin Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë.

Avioni, i tipit Cessna 172, ishte nisur gjatë paradites nga zona në veri të Utrechtit, në Holandë. Pasi hyri në hapësirën ajrore gjermane, ai u rrëzua rreth orës 11:20 pranë fshatit Gerderath, në afërsi të qytetit Erkelenz.

Sipas mediave gjermane, avioni me katër ulëse përfundoi në një fushë dhe u dëmtua rëndë nga përplasja.

Policia konfirmoi se në bord ndodheshin tre persona, të cilët humbën jetën në vendngjarje.

Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë të ditura. Ndërkohë, ekipet hetimore kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Hetimet për ngjarjen vijojnë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo