
Leonora Jakupi ka reaguar pas komenteve dhe aludimeve se nuk kishte qenë e pranishme në marshin e mbajtur një ditë më parë në Prishtinë.
Këngëtarja ka sqaruar publikisht se kishte marrë pjesë në protestë, ndërsa sot ndodhet jashtë kryeqytetit për disa ditë pushimi.
Përmes një postimi në Instagram, Leonora iu drejtua drejtpërdrejt mediave, duke bërë të ditur edhe se më 16 shtator do të rikthehet në Prishtinë.
“Media të dashura, dje në protestë, sot në pushim, më 16 në Prishtinë! A keni nevojë për më shumë info?”, shkroi ajo.
Me këtë reagim, këngëtarja synoi t’u japë fund spekulimeve rreth mungesës së saj, duke konfirmuar se kishte qenë pjesë e marshit.
Postimi i Leonorës erdhi si përgjigje ndaj raportimeve dhe komenteve që kishin ngritur pikëpyetje për praninë e saj në aktivitetin e zhvilluar në Prishtinë.


