Përleshje në Jegunocë, policia ndalon pesë persona, mes tyre tre të mitur





Një përleshje fizike në fshatin Jegunocë ka përfunduar me arrestimin e pesë personave, mes tyre tre të mitur. Sipas policisë, më 13 shtator rreth orës 17:00, zyrtarët e Stacionit Policor Jegunocë privuan nga liria T.B. (49), G.P. (48), një 15-vjeçar nga Siriçina dhe dy 15-vjeçarë nga Jegunoca, pasi prishën rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur mes vete. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit. Raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo