Gostivar – Një 52-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 24-vjeçare në vendin e saj të punës në një objekt hotelerik. Sipas policisë, D.G. u ndalua më 13 shtator rreth orës 19:10, ndërsa alkooltesti tregoi se kishte 0,98 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës. Raporton Tetovasot.