Shfaqet një plan i ri: Kanada dëshiron “hyrje” në BE

BE-ja, e cila në të kaluarën nuk tregoi fleksibilitet kur bëhej fjalë për rregullat e anëtarësimit, është e hapur ndaj idesë për t’i dhënë Kanadasë statusin e anëtareve të asociuar, i cili ende nuk është përcaktuar, shkruan gazeta duke u bazuar në përfaqësues të paemërtuar të BE-së dhe Kanadasë.

Ambasada kanadeze në Bruksel dhe zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk iu përgjigjën kërkesave specifike për koment, raportoi “Reuters”.

Eskalimi i luftës tregtare të Kanadasë me SHBA-në e ka përshpejtuar kthesën strategjike të vendit drejt partnerëve të tjerë tregtarë.

Marrëdhëniet mes Kanadasë dhe Uashingtonit u përkeqësuan ndjeshëm pasi presidenti amerikan Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë në fillim të vitit 2025, për shkak të mospajtimeve rreth tregtisë dhe çështjeve të tjera, kujton agjencia.

Mosmarrëveshja tregtare çoi në vendosjen e tarifave mbi dhjetëra miliarda dollarë në tregtinë ndërkufitare.

Kanada dhe BE-ja po shqyrtojnë mënyra për të mundësuar lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve kanadezë të angazhuar në zinxhirë strategjikë të furnizimit, si energjia, inteligjenca artificiale, mbrojtja dhe mineralet kritike, gjë që në fakt do ta zhvendoste kufirin e BE-së, shkruan “Wall Street Journal”.

Gazeta shtoi se të dyja palët po diskutojnë edhe vendosjen e kabllove nënujore, ndërtimin e përbashkët të qendrave të të dhënave, kapaciteteve të ruajtjes në cloud, si dhe rrjete të reja satelitore dhe infrastrukturë për transportin e produkteve energjetike kanadeze drejt BE-së.

Carney ka biseduar vazhdimisht me disa liderë të BE-së, e veçanërisht me presidentin francez Emmanuel Macron, për mundësinë që kanadezëve t’u lejohet të jetojnë dhe të punojnë në BE pa viza, shkroi gazeta duke u bazuar në dy funksionarë të paemërtuar të njohur me situatën. Të dy liderët pritet të takohen më vonë këtë muaj.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo