Flakadani i Lirisë ndizet nesër në Shipkovicë, thirrje për bashkim në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Flakadani i Lirisë ndizet nesër në Shipkovicë, thirrje për bashkim në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Këshilli Organizativ i Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare njofton se më 14 shtator 2026, në Sheshin e UÇK-së në Shipkovicë, do të organizohet ndezja e “Flakadanit të Lirisë”.

Aktiviteti do të nisë në ora 19:00, ndërsa sipas organizatorëve, qëllimi është bashkimi i qytetarëve, miqve dhe veteranëve të luftës në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë.

Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen këtij aktiviteti, duke e cilësuar atë si një thirrje të përbashkët për lirinë e pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.

📍 Vendi: Sheshin e UÇK-së, Shipkovicë
📅 Data: 14 shtator 2026
🕖 Ora: 19:00

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo