ASH-ja riorganizohet në Strugë, Izbi Vinca merr drejtimin e degës





Izbi Vinca është zgjedhur kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë, në Kuvendin Zgjedhor ku morën pjesë edhe lideri i partisë, Arben Taravari, dhe përfaqësues të lartë të strukturave partiake.

Vinca u zgjodh me aklamacion, ndërsa pas marrjes së detyrës deklaroi se prioritet do të jetë forcimi dhe konsolidimi i degës në Strugë.

Ai paralajmëroi përfshirje më të madhe të të rinjve, profesionistëve dhe diasporës, si dhe një aktivitet më të shtuar politik në terren.

Zgjedhja e Vincës vjen në kuadër të përpjekjeve të ASH-së për të fuqizuar strukturat e saj në Strugë dhe për të zgjeruar bazën e mbështetësve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo