Treni del nga shinat në Francë, 44 të lënduar, një vagon përmbyset





Të paktën 44 persona janë lënduar, një prej tyre një grua në gjendje më të rëndë, pasi një tren rajonal me rreth 180 pasagjerë doli nga shinat mbrëmë në linjën mes Ruenit dhe Kanit, në veriperëndim të Francës.

Sipas BFMTV, treni u përplas me një objekt ende të paidentifikuar. Një vagon u përmbys, ndërsa katër vagonë të tjerë dolën nga shinat.

Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, fillimisht kishte deklaruar se rreth 20 persona ishin lënduar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:30 sipas kohës lokale dhe shkaktoi një ndërhyrje të madhe të shërbimeve emergjente.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo