Tridhjetë trupa janë nxjerrë nga anija e pasagjerëve “June Aster”, e cila u përfshi nga zjarri pranë Coron, në ishullin Palawan, duke e çuar në 35 numrin e viktimave.
Roja Bregdetare Filipinase bëri të ditur se trupat u gjetën pasi zjarrfikësit arritën të hynin në anije për herë të parë, pas shuarjes së flakëve që kishin penguar operacionet e kërkim-shpëtimit që prej mbrëmjes së së mërkurës.
Anija kishte më shumë se 130 persona në bord kur shpërtheu zjarri. Tymrat e dendur dhe temperaturat e larta kishin vështirësuar më herët ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.
Filipinet, një arkipelag ku transporti detar është i përhapur, kanë regjistruar edhe më parë tragjedi të rënda detare. Në fund të janarit, mbytja e tragetit “Trisha Kerstin 3” la 52 persona të vdekur, ndërsa një zjarr në një tjetër traget në vitin 2023 shkaktoi 31 viktima.