Mickoski: Kompania “WIK” e zgjeron investimin në Prilep, parashikohen 300 punësime të reja

Do të doja edhe një herë ta shpreh kënaqësinë time që kemi një kapacitet të ri prodhues, një investim të ri, i cili pritet që kur ta arrijë maksimumin e vet, të ketë 300 punësime të reja shtesë.

Kompania “WIK” për ne është një partner shumë i rëndësishëm, do të thosha, posaçërisht në rajonin e Pellagonisë, posaçërisht këtu në Prilep, e cila tashmë punon me sukses që nga viti 2018.

Ne si Qeveri qëndruam në drejtim të mbështetjes së këtij investimi dhe do të vazhdojmë plotësisht ta marrim përsipër rrezikun institucional, do të thosha, ose të gjithë atë që institucionet duhet ta përgatisin për investitorët, pa marrë parasysh nëse janë të huaj apo vendas, në rastin konkret bëhet fjalë për një investitor të huaj. Veçanërisht kur kemi një investim të këtij lloji, i cili është i fokusuar në ekonominë qarkulluese, pra në një ekonomi që është shumë e rëndësishme tani në Evropë. Një ekonomi që ka për qëllim që gjithçka që është e vjetër dhe e përdorur të riciklohet dhe, në praktikë, të rinovohet. Kjo është ajo që paraqet vlerë të shtuar dhe kjo është ajo që tani paraqet trend në kuadër të ekonomisë së vetë Bashkimit Evropian.

Unë edhe një herë do të doja ta falënderoj pronarin për fjalët e mira që i tha, për vizionin dhe për atë që e njohu Prilepin dhe këtë zonë ekonomike, por edhe Maqedoninë si destinacion për zhvillimin e biznesit.
Ta falënderoj drejtorin e ZZHTI-së për mbështetjen të cilën e jep si institucion.

Ta falënderoj kryetarin e Komunës së Prilepit, i cili gjithashtu qëndron fort pas nismave të këtilla, sepse edhe vetë pronari i këtij kapaciteti prodhues tha se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me institucionet në nivel lokal, posaçërisht institucionet arsimore, prej nga normalisht duhet të rekrutojmë kuadër për investimet e këtilla, dhe e gjithë kjo me qëllim rritjen e ekonomisë lokale dhe, në përgjithësi, ekonomisë maqedonase.

T’i falënderoj kolegët e mi nga Qeveria, deputetët që gjatë gjithë kohës janë në drejtim të mbështetjes së investimeve të këtilla dhe, kuptohet, ne si Qeveri mbetemi të përkushtuar të tërheqim sa më shumë investime në periudhën që vijon dhe t’i realizojmë premtimet që i kishim para qytetarëve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo