Netanyahu: Regjimi i Iranit është në prag të kolapsit





Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se Republika Islamike e Iranit është në prag të “kolapsit”, ndërsa armiqësitë midis Shteteve të Bashkuara dhe Teheranit përshkallëzohen.

“Ka ende punë për t’u bërë, misioni kryesor është rrëzimi i regjimit terrorist të Iranit”, tha Netanyahu gjatë një vizite te ushtarët izraelitë të vendosur në Siri.

“Ne jemi shumë afër. E dimë që i gjithë ky bosht (përfshirë aleatët e Iranit) përfundimisht do të shembet”, shtoi ai.

Netanyahu, i shoqëruar nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, i bëri këto komente ndërsa ndodhej në anën siriane të Malit Hermon, në kufirin mes Sirisë dhe Izraelit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo