Të dhënat tregojnë se netët tropikale në shtator vazhdojnë të jenë të pazakonta. Që nga fillimi i matjeve në Locarno-Monti në vitin 1935, janë regjistruar vetëm nëntë net tropikale gjatë muajit shtator.
Qyteti i Locarnos, në kantonin Ticino, ka regjistruar tri net tropikale radhazi në muajin shtator, një fenomen që meteorologët e konsiderojnë ende të rrallë për këtë periudhë të vitit.
Sipas të dhënave të MeteoSwiss, në stacionin matës Locarno-Monti temperatura minimale ishte 20.7 gradë Celsius të shtunën në mëngjes, 21.2 gradë të dielën dhe 20.9 gradë të hënën. Një natë cilësohet tropikale kur temperatura nuk zbret nën 20 gradë Celsius.
Të dhënat tregojnë se netët tropikale në shtator vazhdojnë të jenë të pazakonta. Që nga fillimi i matjeve në Locarno-Monti në vitin 1935, janë regjistruar vetëm nëntë net tropikale gjatë muajit shtator, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.