Tragjedi në Kaukaz/ Orteku godet 33 alpinistë, 11 viktima dhe 6 të zhdukur





Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pasi një ortek goditi një grup prej 33 alpinistësh në Kaukazin e Veriut, në Rusi.

Ngjarja ndodhi në Grykën Bezhengi, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë për personat që rezultojnë të zhdukur.

Orteku zbriti nga mali Mizhirgi të dielën pasdite dhe përfshiu grupin e alpinistëve.

Sipas autoriteteve ruse, 10 persona arritën të zbrisnin vetë nga mali, ndërsa gjashtë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Gjashtë alpinistë u nxorën të gjallë nga zona dhe u dërguan për ndihmë mjekësore.

Tajlanda ndryshon rregullat për turistët europianë/ Nga 15 shtatori qëndrimi pa vizë përgjysmohet në 30 ditë
Në operacionin e kërkimit janë angazhuar më shumë se 50 punonjës të shërbimeve të emergjencës, por terreni i vështirë dhe rreziku i ortekëve të tjerë po e komplikojnë ndërhyrjen.

Mali Mizhirgi ndodhet në rajonin e Kabardino-Balkarisë, pranë Elbrusit. Zona është e njohur për rrugët e vështira të alpinizmit dhe lartësitë e mëdha.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo