Marrëveshja Sela – Kurti, Matoshi: Badenteri duhet të jetë mburojë e shqiptarëve, jo instrument për pushtet
“Badenteri nuk është mekanizëm për të siguruar pushtetin e VLEN–VMRO-së, por garanci për të drejtat e shqiptarëve.
Nëse marrëveshja Kurti–Sela lidhet me sigurimin e Badenterit për sigurimin e votat të 3 deputetëve te zotit Sela atëherë kjo është alarmante për shqiptarët në Maqedoni te veriut.
• Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat
• Ligji për arsimin e lartë
• Kodi Zgjedhor për zgjedhjet nacionale. Janë propozimet nga VMRO dhe demtojne në masë të madhe indin organizativ dhe shoqër të shqiptarëve RMV.
Badenteri është një nga mekanizmat e fituar pas luftës së vitit 2001, me sakrificën dhe gjakun e rinisë shqiptare.
Kush e siguron Badenterin, por nuk i mbron të drejtat e shqiptarëve, nuk po e mbron amanetin e vitit 2001.
Badenteri duhet të jetë mburojë e shqiptarëve, jo instrument për pushtet” ka shkruar Matoshi