Roma ka bërë një tjetër mrekulli në Serie A, duke e përmbysur Atalantën me rezultat 2-1 në një fund dramatik në Olimpico.
Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini ishte në disavantazh për pjesën më të madhe të ndeshjes, pasi Éderson shënoi për 0-1 në minutën e 47-të. Por Roma nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte golin me insistim.
Verdhekuqtë dominuan në fazën përfundimtare të takimit dhe presioni i madh u shpërblye në minutën e 90-të, kur Mario Hermoso realizoi për 1-1, duke shpërthyer festën në Olimpico.
Por Roma nuk u mjaftua me barazimin.
Vetëm tre minuta më vonë, në 90+3, Matías Soulé shënoi golin e çmendur të përmbysjes për 2-1.
Një fund spektakolar për Romën, e cila përmbysi gjithçka në minutat e fundit dhe mori tri pikë që dukej se po i iknin nga duart.
Roma e konfirmon kështu startin perfekt të sezonit: tri ndeshje, tri fitore dhe 9 pikë.