Kongresisti amerikan: Vuçiq po tenton të bëhet kryeministër për të vazhduar sundimin e tij të korruptuar, si Putini
Kongresisti republikan Joe Wilson, përmes një postimi në platformën ‘’X’’, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po tenton të vazhdojë sundimin e tij autoritar dhe të korruptuar, duke kaluar nga pozita e presidentit, tek ajo e kryeministrit.
Wilson, ka thënë se njëjtë kishte vepruar edhe lideri rus Putin, dhe se, serbët meritojnë zgjedhje të lira.
‘’Vuçiqi po përpiqet të kalojë nga president në kryeministër, në mënyrë që të vazhdojë sundimin e tij autoritar dhe të korruptuar mbi Serbinë edhe për shumë vite të tjera – pikërisht këtë bëri edhe krimineli i luftës, Putini! Serbët meritojnë zgjedhje të lira dhe të drejta’’, ka shkruar ai.
Vucic is trying to go from President to Prime Minister to sustain his corrupt authoritarian rule of Serbia for many more years – this is EXACTLY what war criminal Putin did! Serbians deserve free and fair elections.
— Joe Wilson (@RepJoeWilson) September 5, 2026