Personi i gjetur pa shenja jete dje ishte hasur te pritorja e autobusëve





Personi që u gjet dje pa shenja jete në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ishte hasur te pritorja e autobusëve.

Më pas, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Është raportuar se në stacionin e autobusëve në rrugën e lartcekur është gjetur një person mashkull kosovar pa shenja jete”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor si dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo